Rreshteri Afrim Bunjaku u vra me armë që është e ndaluar ndërkombëtarisht (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 27.10.2023 20:21 nga Flamur Gajtani 27.10.2023 20:21 Shkeljeve të dokumentuara të Serbisë më 24 shtator në Banjskë, iu shtua edhe një. Ministria kosovare e Punëve të Jashtme në një raport preliminar për rastin e agresionit, ka theksuar se rreshteri Afrim Bunjaku u vra nga arma e ndaluar ndërkombëtarisht. Sipas MPJD-së ai mori plagë të shkaktuara nga një minë me telekomandë që u aktivizua nga distanca dhe e cila është e ndaluar sipas Konventës së Otavës nga 1997. Nga ushtarakët këto lloj minash njihen si anti-humane, por terroristët thonë se nuk zgjedhin mjete. Për këtë autoritetet kosovare po kritikohen se nuk po ngrisin zërin ndërkombëtarisht për 24 shtatorin. Këso mina, sipas ekspertëve Serbia përdori edhe në luftën e fundit në Kosovë më 1999. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025