Rrëshqiti nga shkallët e restorantit, personi që vdiq në Prishtinë është një 80-vjeçar (VIDEO) NULL NULL 27.03.2025 23:20 27.03.2025 23:20 Sonte në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë një person i moshës 80-vjeçare ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti, ku si pasojë edhe ka humbur jetën. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete. Bëhet e ditur se personi që humbi jetën sonte është shtetas turk.