Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrëshqet dheu në Velani, rrezikohet gjysma e Prishtinës të mbetet pa ujë (FOTO)

NULL NULL
01.06.2016 12:31

Në lagjen Velania të Prishtinës ka rrëshqitur dheu me ç’rast është rrëzuar në tokë një pjesë e murit 20 metra në parkingun e radiotaksit “Velania”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorati, ujësjellësi dhe policia për të hetuar rastin.

Ende nuk është verifikuar nëse është pronë e ujësjellësit apo e komunës dhe pritet verifikimi për të marrë përgjegjësinë për rregullimin e murit.

Shkaqet nuk po dihet por po thuhet që është fatkeqësi natyrore ndërsa banorët po dyshojnë.

Kjo pjesë është gypi kryesor i ujësjellësit ku furnizohen 40 % e banorëve të Prishtinës dhe në rast se shpërthen gypi, gjysma e Prishtinës mbetet pa ujë rreth tri javë.

Merimangat po i heqin veturat e taksi “Velania”, ndërsa këto vetura po qëndrojnë jashtë funksionit për rreth 3 vite.

Rasti është në proces gjyqësor.

 

 

22

download

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.