Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrënqethëse, Edi Rama krenar për Kombëtaren (Video)

NULL NULL
30.05.2016 15:46

Të gjithë me padurim e presin ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë në Euro 2016.

Madje deri në momentin kur do të zhvillohen ndeshjet, tashmë kanë filluar që adhuruesit të përcjellin mesazhe dhe këngë tejet emocionuese, njofton Klan Kosova.

Në një mënyrë pak më ndryshe ka zgjedhur të përçojë krenari edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka publikuar një video të shkurtër me disa inserte tejet emocionuese ku paraqesin çastet e fitoreve të kombëtares derisa shihen përplot adhurues me fanella dhe çdo gjë kuq e zi, njofton Klan Kosova.

Kryeministrit Edi Rama, përmes disa tingujve emocionues tha se po ndihet gjithnjë krenar që është shqiptar.

Për më shumë shikoni videon rrënqethëse në mbështetje të Kombëtares së Shqipërisë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.