Rregullatorët evropianë dhe britanikë rekomandojnë vaksinën AstraZeneca NULL NULL 07.04.2021 21:14 07.04.2021 21:14 Rregullatorët evropian dhe britanik kanë deklaruar se kanë gjetur një “lidhje të mundshme” mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të rralla të trashjes së gjakut, por rikonfirmuan rëndësinë e saj në mbrojtjen e njerëzve kundër COVID-19. Një grup këshillimor i qeverisë britanike ka deklaruar se vaksina nuk duhet t’u jepet të rinjve nën 30 vjeç kur është e mundur, duke shtuar se efektet anësore të AstraZeneca janë jashtëzakonisht të rralla, transmeton Klan Kosova. Po ashtu edhe Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA) ka dalë me një deklaratë në të cilën thuhet se përkundër “lidhjes së mundshme” me trashjen e gjakut, vaksina ka përftime të cilat i tejkalojnë rreziqet e deritanishme. Shumë shtete në botë e kanë ndërprerë përdorimin e kësaj vaksine, e cila iu është dhënë 10 milionë njerëzve në Evropë. Shumica e këtyre shteteve e kanë filluar sërish vaksinimin me AstraZenca, duke u përfshi Franca, Holanda dhe Gjermania, të cilat e kanë ndaluar këtë vaksinë për personat nën moshën 60 vjet, shkruan Reuters. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur 28 sekonda më parë
Kosova Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit 6 minuta më parë