Rregullat e reja në komunikacion, Rexhepi: Janë analizuar shkaktarët e aksidenteve NULL NULL 03.04.2024 15:20 03.04.2024 15:20 Jeton Rexhepi Nga sot kanë hyrë në fuqi dënimet e reja në komunikacion, në lidhje me të cilat ka folur Drejtori i Divizionit per Trafik Rrugor në Policinë e Kosovës, Jeton Rexhepi, i cili tha se janë analizuar disa gjëra. Ai u shpreh se janë analizuar shkaktarët e aksidenteve, kundërvajtjet si dhe siç u shpreh ai, është marrë për bazë edhe numri i aksidenteve, njofton Klankosova.tv. “Janë analizuar shkaktarët e aksidenteve, janë analizuar kundërvajtjet më të shpeshta, poashtu është me rëndësi që janë marrë për bazë numri i aksidenteve me lëndime dhe persona të vdekur”. “Andaj, bazuar në gjitha këto analiza, statistika dhe vlerësime sa i përketë zbatimit të ligjit të vjetër është parë e nevojshme edhe e domosdoshme që ligji i vjetër të hyjë në plotësim-ndryshim i cili veç ka ndodh”, është shprehur ai. Këto janë gjobat e reja që parashihet sipas Ligjit: – Mos vendosja e rripit të sigurisë – 150 € shoferi dhe të gjithë personat të cilët gjenden në mjet duhet t’i përdorin rripat e sigurisë, siç parashihet nga prodhuesi – Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 100 € + 1 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të parë – 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – shoferi i cili haset për herë të dytë – 500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – shoferi i cili haset më shumë se dy herë – Regjistrimi i mjetit – 200 € + konfiskimi i targave – personi fizik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – 500 € + konfiskimi i targave – personi juridik i cili haset me mjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi jo më gjatë se 30 ditë – Përveç gjobës së paraparë do të konfiskohet mjeti nëse regjistrimi ka skaduar më tepër se 30 ditë – Shpejtësia brenda vendbanimit – 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 5 – 10 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 60 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 –70 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 400 € + 9 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 70 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – Shpejtësia jashtë vendbanimit – 20 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 10 – 20 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 40 € – për tejkalim të shpejtësisë nga 20 – 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 150 € + 2 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 30 – 50 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – 300 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 3 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë nga 50 – 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar -500 € + 6 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – për tejkalim të shpejtësisë mbi 100 km/h mbi shpejtësinë e lejuar – Ndalohen garat e shpejtësisë – 400 € + 10 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 4 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara jashtë vendbanimit – 500 € + 12 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative – shoferi i cili haset duke bërë gara brenda vendbanimit – Mos përdorimi i helmetës – 100 € shoferi dhe personat tjerë që barten në këto mjete, ndërsa për personat e moshës nën 16 vjeç dënimi i shkon te kujdestari ose prindi – Shoferi i cili haset në trafik gjatë masës mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik – 500 € + 6 muaj i shtohet ndalimi i drejtimit të mjetit + 5 pikë negative + konfiskohet përkohësisht mjeti të cilin është hasur duke e drejtuar, derisa ndaj të njëjtit është aktive masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik – Ndalim i tejkalimit të mjeteve – 200 € + 3 muaj ndalim i drejtimit të mjetit + 2 pikë negative – Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave dhe dërgimin në adresë të pronarit të mjetit nëse nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor -Me këtë ligj shumë kundërvajtje për pjesëmarrësit në trafik (shoferë, pasagjerë apo këmbësorë) janë përshkallëzuar me gjoba të ndryshme – Janë përcaktuar dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun për trotinet elektrik. Çdo shofer që qenë nën masën mbrojtëse, në momentin e ndaljes nga policia, do t’i konfiskohet automjeti për periudhën sa ka qenë masa mbrojtëse. ( Ta zëmë, nëse policia ka konfiskuar patentë shoferin për 6 muaj, në momentin që ndalet duke vozitur pa patentë, atëherë do t’i konfiskohet automjeti për ata muaj). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova IPKO pas zjarrit në depon në zonën industriale: Të gjitha operacionet vazhdojnë pa asnjë ndërprerje 31 minuta më parë
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 1 orë më parë