Rrëfimet e kosovarëve në ” Kush jam unë” NULL NULL 25.05.2015 18:43 25.05.2015 18:43 Të mërkurën në orën 19:30 në Modelarioumin e Fakultetit të Arkitekturës, do të shfaqet premiera e dokumentarit ‘’Kush Jam Unë’’ me regji të Selmon Behës dhe Jeton Rushitit. Dokumentari përmbanë rrëfime të kosovarëve të rinj, dhe sfidat e tyre në kërkim të identitetit përtej identiteteve të konstruktuara shoqërore. I filmuar përgjatë dy vjetëve, ky film dokumentar, sjell rrëfimet e artistit kosovar Petrit Halilaj, muzicientit Bajram Kafu Kinolli etj. Shfaqja e këtij dokumentari i paraprinë Konferencës Ndërkombëtare Ndërfetare që mbahet për të katërtën herë në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Rrëfimi i një nëne për të birin përmes librit "Dëshmia e një nëne" nga Shpresa Hoxha (VIDEO) 13 orë më parë
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 18 orë më parë