Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrecaj: Gjeneratat e reja të Policisë nuk po trajnohen mjaftueshëm

NULL NULL
10.07.2025 08:58
Bedri Elezi dhe Visar Rracaj

Rastet e fundit në Klinë e Lipjan lidhur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, kanë qenë temë diskutimi në emisionin “Ora Shtatë”.

Në Klinë, zyrtarë policorë sulmuan një qytetar derisa po e arrestonin, derisa rasti më i fundit në Lipjan ku vdiq një 27-vjeçar, pesë policë u ndaluan dhe dolën para gjykatës për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Ish-polici Visar Rrecaj thotë se këto raste kanë gjasa të ndodhin për shkak të trajnimit të pamjaftushëm, pasi sipas tij, nga 6-7 muaj trajnim, ai është ulur në 2-3 muaj, gjë që siç thotë ai, pamundëson trajnimin pisiqik e fizik.

“Konsideroj që nuk janë duke u trajnuar mjaftueshëm gjeneratat e reja, sepse shkurtimi i afatit të trajnimit bazik prej gjashtë respektivisht shtatë muaj sa kemi bërë trajnim ne, në dy muaj ose tre muaj është absolutisht e pamjaftueshme që të trajnohen psiqikisht fillimisht, e pastaj edhe fizikisht dhe të marrin mësimin dhe të mësojnë taktikat mbrojtëse, taktikat duarthatë për arrestimet, është kohë e pamjaftueshme që të trajnohen deri në atë nivel sa duhet”, tha Rracaj, transmeton Klankosova,tv.

Nga ana tjetër, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se kriteri i përzgjedhjes së policëve të rinj është ulur.

“Nuk është vetëm mungesa e trajnimeve, edhe ulja e kritereve për përzgjedhje. Duke filluar nga fiziku, testet fizike kanë qenë ndër kryesoret, dhe duke iu referuar situatave të fundit, shohim qartazi që nivelet e kritereve janë ulur. Pastaj përsëritja e konkurseve, brenda një viti kemi shumë konkurse”, tha Elezi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.