Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet 69-vjeçari në Shtime

NULL NULL
21.08.2025 09:23

Policia në Shtime ka arrestuar një 69-vjeçar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan dhe vajzën e tij.

Siç bën të ditur policia, viktimat kanë marrë tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjahu me 12 fishekë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar tri vepra penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, shkruhet në komunikatën e lëshuar për media.

Arma e konfiskuar
Arma e konfiskuar

 

lajme të ngjashme