Rrahmani t’ia “bëjë një vend” Zhegrovës, Napoli e dashka këtë muaj NULL NULL 21.01.2025 16:35 21.01.2025 16:35 Napoli po raportohet se është vënë pas Edon Zhegrovës, dhe e do atë këtë muaj, sipas gazetarit Sacha Tavolieri. Ylli dardan po shihet si zëvendësim i denjë i Kvicha Kvaratskhelias i cili u largua në drejtim të Paris Saint-Germainit. Klubet janë në diskutim për një transferim, sipas tij, por Lille nuk e shet për më pak se 25 milionë euro. Kësisoj, Zhegrova në rast të ardhjes së tij në “Diego Maradona”, do t’i bashkohej kapitenit të tij te Kosova, Amir Rrahmanit.