Rrahmani lëndohet sërish NULL NULL 22.11.2025 22:55 22.11.2025 22:55 Amir Rrahmani ka pësuar lëndim në ndeshjen e sontme midis Napolit dhe Atalantës në Serie A. Ylli i kampionit italian u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 64-t. Ky lëndim vjen freskët pas atij të cilin e kishte pësuar në ndeshjen Kosovë-Zvicër në shtator që e kishte lënë me javë të tëra jashtë fushës. Sezoni aktual po del të jetë i pafat për qendërmbrotësin dardan.