Rrahmani e shënon edhe golin e dytë në fitoren e Rapidit të Bukureshtit NULL NULL 28.02.2024 23:01 28.02.2024 23:01 Albion Rrahmani Rapidi i Bukureshtit ka shënuar fitore 4:1 në shtëpi ndaj UTA Arad, në kuadër të javës së 28-të në Liga 1 të Rumanisë. E një nga më meritorët për këtë fitore, ishte edhe sulmuesi nga Kosova Albion Rrahmani, i cili shënoi dy gola në këtë takim. Fillimisht, ai realizoi për vendasit pas vetëm 50 sekondash. Ish-futbollisti i Ballkanit realizoi edhe në minutën e 82-të për rezultatin 3:1. Me këtë fitore, Rapidi shkon në 51 pikë në vendin e dytë, shtatë më pak se FCSB që i prin renditjes tabelare. 23 vjeçari këtë edicion deri më tani për 13 ndeshje të luajtura i ka shënuar 11 gola dhe bërë dy asistime. Albion Rrahmani shënon gol pas vetëm 50 sekondash (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days