Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje në Pejë, policia arrin të arrestojë gjashtë të dyshuar

NULL NULL
05.02.2025 09:48

Më 29 janar 2025, rreth orës 14:50, Policia e Pejës është njoftuar për një rrahje në rrugën “Mikel Marku”. Në vendin e ngjarjes ishin sekuestruar një sasi municioni.

Pas hetimeve intensive, janë identifikuar dhe arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një i dyshuar tjetër është ende në arrati.

Gjatë arrestimeve, janë sekuestruar gjithashtu një armë me mulli dhe një pistoletë lodër.

Pas intervistimit nga hetuesit, katёr nga tё dyshuarit janë dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa dy të tjerë janё liruar nё procedurё te rregullt.

Prokurori i shtetit është informuar dhe hetimet vazhdojnë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.