Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje në Pejë, arrestohen shtatë persona

NULL NULL
19.09.2022 10:14
Arrestimi

Një rrahje ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazuli” në Pejë, ku janë arrestuar shtatë persona.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe u është ofruar tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme