Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahje mes tre personave në Prishtinë, dy bëhen për spital

NULL NULL
22.12.2025 09:16

Një incident mes disa personave ka ndodhur dje në Prishtinë.

Sipas policisë, tre persona pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një rrahje.

Nga njërit prej të dyshuarve, është konfiskuar edhe një pistoletë, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.

Dy prej tyre për shkak të lëndimeve kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt dhe cilësohet si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.

lajme të ngjashme