Rrahje masive në Gjakovë, arrestohen dy persona NULL NULL 12.12.2024 13:46 12.12.2024 13:46 Një rrahje masive ka ndodhur mbrëmë vonë në një nga restorantet në Gjakovë. Si pasojë e rrahjes disa persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin. Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj deklaroi se policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa prova. “Në lidhje me rastin s’kemi ndonjë informacion se ka ndonjë person të plagosur nga arma e zjarrit. Janë disa persona të lënduar nga ky rast. Dy të dyshuar janë arrestuar”, tha ai për Klankosova.tv Elezaj deklaroi se rasti është iniciuar si “Posedim ose mbajtje e paautorizuar e armës së zjarrit” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.