Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahja e qytetarit në Klinë nga policia: Çfarë mund të bëjnë ata kur s’ka kamera? (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2025 13:32

Klankosova.tv ka raportuar gjatë ditës së djeshme për një rast ku tre zyrtarë policorë ushtrojnë dhunë ndaj një qytetari në Klinë.

Lidhur me këtë rast, ata janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje derisa Inspektorati Policor ka rekomanduar suspendimin e tyre.

Sot, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj policëve.

Për ngjarjen e tmerrshme u diskutua sot në bllokun e dytë të Kosova Today në Klan Kosova.

Ngjarja në fjalë u dënua nga shumica prej mysafirëve të emisionit.

Ata shprehën shqetësimin se çfarë mund të bëjnë policët kur nuk ka kamera.

Gazetari Vullnet Krasnqi, deklaroi se “policët nuk e kanë ditur se aty ka kamera”.

Ndiqeni diskutimin interesant të mysafirëve në Klan Kosova.

Prokuroria kërkon masë sigurie për tre zyrtarët policorë që keqtrajtuan qytetarin gjatë arrestimit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.