Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rrahja e fëmijës në një çerdhe në Mitrovicë, Nagavci: Rasti është denoncuar në organet e hetuesisë

NULL NULL
22.02.2023 13:36

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi një fëmi u keqtrajtua në një kopsht privat nga një edukatore të Mitrovicë.

Nagavci ka bërë të ditur se çerdhja është inspektuar dhe edukatores menjëherë i është ndërprerë marrëdhënia e punës dhe se rasti është denoncuar në organet e hetuesisë, njofton Klankosova.tv.

“Dhuna është e patolerueshme dhe e dënueshme. Me keqardhje kemi pranuar lajmin për rastin e ndodhur në një kopsht privat në Mitrovicë, për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije nga një edukatore e këtij kopshti. Menjëherë pas pranimit të informatës, Inspektorati i Arsimit e ka inspektuar këtë institucion parashkollor dhe është informuar se edukatores në fjalë i është ndërprerë marrëdhënia e punës”.

“Sipas legjislacionit në fuqi dhuna është e dënueshme dhe rasti tashmë është denoncuar edhe në organet e hetuesisë. Uroj që ky të jetë rasti i fundit i ngjashëm në cilindo institucion edukativo-arsimor dhe përgjithësisht i dhunës ndaj fëmijëve. Si ministre e Arsimit zotohem se do të jemi të pakompromis ndaj çfarëdo forme të dhunës ndaj fëmijëve”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.