Rrahen mes vete një burrë dhe një grua në Fushë Kosovë, arrestohen nga policia NULL NULL 26.03.2026 08:48 26.03.2026 08:48 Dy persona (një mashkull dhe një femër kosovare) janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 01:25 pas mesnatës, kurse të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një sprej dhe një shufër metalike. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.