Rrah fëmijën e saj me kabllo, arrestohet nëna në Istog NULL NULL 24.09.2020 11:56 24.09.2020 11:56 Të martën është arrestuar një grua nga Istogu që kishte rrahur fëmijën e saj me kabllo. Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rasti është njoftuar në polici dhe nëna është arrestuar me vendim të prokurorit për 48 orë. Fëmija ka marrë tretman mjekësor, ku i janë hasur edhe lëndime në pjesët e ndryshme të trupit. Ndërsa, fëmija është dërguar i sigurt tek një familje që pranojnë vullnetarisht fëmijë dhe nuk është vendosur ende nëse do i kthehet nënës”, ka thënë ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.