Roth pyet Vuçiqin: A është ky kontributi juaj për shtensionim? NULL NULL 30.09.2023 15:44 30.09.2023 15:44 Ish-ministri shtetëror gjerman për Evropë, Michael Roth, ka reaguar ndaj një prononcimi të koordinatorit për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-së, John Kirby, i cili ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën. “Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator. Michael Roth në llogarinë e tij në Twitter, e ka pyetur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nëse ky është kontributi i tij për shtensionim të situatës në veri. Dear Mr President @avucic, I wonder whether this is your contribution to deescalation, peace and reconciliation? Where – the hell – is the EU😳 https://t.co/1GumLuv2mx — Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 30, 2023 “I nderuar president Aleksandër Vuçiq. Pyes veten nëse ky është kontributi juaj për shtensionim, paqe dhe pajtim? Ku – dreqin – është BE?”, ka shkruar Roth. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth prononcimit të John Kirby. ShBA-ja i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë