Rooney për Willimas: I rrezikshëm në situatat një me një, ma kujton Ronaldon e ri NULL NULL 14.07.2024 10:52 14.07.2024 10:52 Menaxheri profesionist i futbollit anglez Wayne Rooney Menaxheri profesionist i futbollit anglez Wayne Rooney, ka treguar lojtarin më të rrezikshëm të Spanjës, e që është pretendent për të shënuar gol. Fjala është për Nico Williams, për të cilin Rooney shprehet se ia kujton Cristiano Ronaldon e ri, përcjell Klankosova.tv. “Williams është i jashtëzakonshëm. Ai më kujton Cristiano Ronaldon kur ishte i ri”, ka thënë Rooney për “The Times”. “Ai është një djalosh i madh, ai do ta marrë topin dhe do të tentojë aq shumë, por zakonisht e merr vendimin e duhur”. “Ai është një rrezik jashtëzakonisht i madh në situatat një për një dhe shënon gola. Anglia duhet të jetë shumë e kujdesshme me të”, shprehet menaxheri. Anglia përballet sot me Spanjën në ndeshjen finale të tyre në kuadër të EURO 2024-shit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.