Ronela nuk e performon “Sekret”, as në natën finale të Festivalit të Këngës NULL NULL 22.12.2022 22:57 22.12.2022 22:57 Këngëtarja Ronela Hajati nuk e ka performuar këngën fituese të edicionit të kaluar të Festivalit të Këngës së Radio Televizionit Shqiptar. Ani pse kënga “Sekret” arriti të pozicionohej në pozitën e parë të Festivalit të vitit të kaluar, në këtë edicion të 61-të, rituali që artisti i fundit fitues i këtij kompeticioni ta performojë atë – është prishur. Kësisoj, Hajati nuk ka interpretuar as në natën e parë të Festivalit siç e do rituali, e as në natën finale – edicioni i sivjetmë është i pari ndër vite ku nuk interpretohet kënga fituese e një viti më parë. Kënga përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurosong” ishte kritikuar negativisht nga publiku shqiptar dhe i huaj, ndërsa kritikat ishin adresuar për shkak të performancës që u cilësua si “eksplicite”. Gjithashtu, Hajati me anë të një postimi kishte reaguar për ashtu siç ka thënë ajo “mos ftesën” nga Festivali i Këngës së RTSH-së, por e njëjta gjë është mohuar nga burime të brendshme të kësaj gare.