Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo: Unitedit i mungon identiteti

NULL NULL
26.05.2016 12:03
Ish sulmuesi i United beson se nënshkrimi me ish menaxherin e Real Madrid është vendim i mirë për skuadrën angleze.

Cristiano Ronaldo beson se Manchester Unitedit i mungon identiteti që nga largimi i Sir Alex Ferguson, por beson se nënshkrimi me Jose Mourinho është vendim i zgjuar.

Ronaldo ka kaluar gjashtë vjet në Old Trafford, para se të transferohej tek Real Madrid, ku për tre vjet luajti nën urdhrat e Jose Mourinho.

Dhe portugezi tashmë është konfirmuar si pasues i Louis van Gaal, ndërsa Ronaldo shpreson se kjo gjë do t’i ndihmojë skuadrës nga Old Trafford.

“Mendoj se është gjë e mirë. Nëse është diçka që Unitedi e ka dashur, është gjë e mirë”.

“Shpresoj që Mancehster United të kthehet në nivelin në të cilin ishte sepse në vitet e fundit i ka munguar identiteti”.

“Dhe shpresoj që të ndryshojë kjo gjë, pasi nuk më pëlqen ta shoh Unitedin në këtë gjendje”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.