Ronaldo: S’kam menduar ta arrijë Raulin NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Një nderim i veçantë i është bërë sot Cristiano Ronaldos nga klubi i Real Madrid, pas arritjes së rekordit prej 324 golave nën fanellën e këtij klubi. Rekordin me 323 gola deri më tash e ka mbajtur ikona e Los Blancos, Raul Gonzalez, për të cilin Ronaldo ka thënë se nuk e ka menduar se do ta arrijë. “Është një nder i veçantë për mua, kur për herën e parë e vesha fanellën e Realit nuk e kam imagjinuar se do të jem unë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit”. “Nuk e kam menduar se do ta arrijë rekordin e mikut tim Raul dhe atë të mëhershmin të Alfredo Di Stefano”. Për arritjen e rekordit portugezi ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e tij, që sipas tij pa ta ky sukses nuk do të ishte i arritshëm. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë trajnerët nën menaxhimin e të cilëve ka punuar, si: Pellegrini, Mohurinho, Ancelotti dhe Benitez, transmeton Klan Kosova.
Kosova Ish-oficeri britanik në Kosovë: Vuçiq do që ta minojë rolin e institucioneve të Kosovës (VIDEO) nga Emanuell SYLA 5 minuta më parë
Lajme Pahor: Në dialog ka problem mosbesimi mes Prishtinës dhe Beogradit nga Emanuell SYLA 11 minuta më parë
Lajme Ramush Haradinaj ka vazhduar me vizita në familje emblematike të kombit shqiptar (VIDEO) nga Emanuell SYLA 23 minuta më parë