Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo me hat-trick i jep fitoren Realit

NULL NULL
02.05.2015 21:56

Cristiano Ronaldo ka shënuar hat-trick në përballjen e Real Madridit me Sevillan.

Portugezi llogarinë e hapi në minutën e 36-të të takimit, dhe menjëherë në minutën e 37-të e dyfishoi epërsinë për ti dhënë komoditet skuadrës së tij.
Carlos Bacca në minutat shtesë të pjesës së parë e ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë.

Kurse, “ Topi I Artë”  arriti që në minutën e 68-të të kompletoj hat-trickun e tij dhe ngriti në dy gola epërsinë e madrilenëve.
10 minuta më vonë Vicente Iborra me golin e tij tregoi se loja ende nuk ka përfunduar, për t’a  kthyer Sevillan përsëri në lojë.

Por, në fund fitores iu gëzua Real Madrid  me rezultat 2 me 3.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.