Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ronaldo: Fergusoni kritikonte të gjithë

NULL NULL
06.10.2015 08:18
Cristiano Ronaldo ka treguar se “terapia” e Alex Fergusonit me tharëse flokësh ka ndihmuar shumë lojtarët e Manchester Unitedit.

Ish asi i Manchester Unitedit Cristiano Ronaldo ka treguar se si në momente nxehtësie trajneri nuk e kishte problem që t’i kritikonte të gjithë.

Ronaldo bashkë me disa lojtarë dhe ish lojtarë të Djajve ishin pjesë e xhirimeve të një dokumentari për menaxherin e kthyer në legjendë të Manchester Unitedit.

Ylli i Real Madridit ka luajtur pothuaj 300 ndeshje nën urdhrat e Sir Alex, por kjo nuk e ka përjashtuar nga kritikat në dhomat e zhveshjes.

“Më kujtohet kur se si kur gabonim apo humbnim ndeshjen ai shqelmonte karriget, ujin, gjithçka”.

“Ai skuqej aq shumë duke bërtitur: “Idiot, duhet të pasosh topin…””

“Ishte pothuaj e pabesueshme, por kemi mësuar nga kjo gjë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.