Ronaldo e “fiton” garën kundër Messit me like-a (FOTO) NULL NULL 20.11.2022 12:23 20.11.2022 12:23 Dy futbollistët më të mirë në dekadat e fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, së fundi duket se e kanë lënë mbrapa rivalitetin mes tyre. Të dy e kanë bërë një fotografi së bashku duke luajtur shah, dhe e kanë publikuar në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale. Ajo u bë menjëherë virale në internet vetëm për pak minuta. “Fitorja është gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të valixheve e fotografuar nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, thuhet në postimin e dy futbollistëve më të mirë në botë. Por, si duket “gara” i takoj CR7-shit. Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale, tek profili i tij ka më shumë Like si në Facebook ashtu edhe në Instagram. Në Facebook, CR7 ka marrë mbi 7.2 milionë Like ndërsa Leo 5.4 milionë. Sa i përket Instagramit, Ronaldo prin me numrin e ndjekësve.