Ronaldo dhe Messi mund të luajnë kundër njërit tjetrit muajin e ardhshëm

Ronaldo dhe Messi mund të luajnë kundër njërit tjetrit muajin e ardhshëm

NULL NULL
2 months më parë

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi mund të përballen me njëri tjetrin muajin e ardhshëm, ku edhe mund të jetë takimi i fundit mes dy prej lojtarëve më të mirë të kohës moderne.

Barcelona pret Juventusin më 8 gusht, ku dy super yjet global do të luajnë kundër njëri tjetrit për herë të 37-të, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Nuk dihet nëse secili lojtar do të luajë në Camp Nou, pasi menaxherët mund t’i lënë të pushojnë lojtarët që kanë luajtur në garat ndërkombëtare këtë verë.

Sidoqoftë, përderisa nuk ka asnjë shenjë të ngadalësimit të dyshes, mund të ketë edhe përballje të tjera mes tyre, me mundësinë që palët të përplasen përsëri në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.