Ronaldo: 1000% do të qëndroj në Juventus (VIDEO) NULL NULL 20.04.2019 21:44 20.04.2019 21:44 Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, nuk e ka ndërmend ta braktisë skuadrën Juventus. Pas raportimeve se ai do të largohet nga klubi italian, futbollisti 34 vjeçar ka thënë se do të qëndrojë me Bardh e Zinjtë edhe gjatë sezonit të ardhshëm, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova. Kur është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë në Juventus edhe gjatë sezonit të ardhshëm ai është përgjigjur “1000 për qind”. Futbollisti në fjalë, me triumfin në Serie A, bëhet i vetmi në botë që ka arritur të fitojë tre kampionatet më të mëdha në Europë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.