Romeo dhe Xhulieta vazhdojnë të thyejnë kufij NULL NULL 15.05.2015 23:00 15.05.2015 23:00 Bashkëpunimi artistik serbo-kosovar, Romeo dhe Xhulieta, erdhi në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Në shqip dhe në serbisht. Së bashku me Miki Manojlovic dhe Uliks Fehmiu. Kjo shfaqje që në kastin e aktorëve ka kosovarë dhe serbë, po konsiderohet një formë e mësimit për të dy popujt, njofton Klan Kosova. Regjisori i shfaqjes Miki Manojlovic, aktor i famshëm me karrierë ndërkombëtare, mendon se nuk ka vepër më të mirë se Romeo dhe Xhulieta për ta shprehur atë çfarë ndodh me urrejtjen. “Kosova dhe Serbia duhet të marrin mësim nga kjo kryevepër e letërsisë”, thotë ai. Artistët nga Kosova e mirëpritën këtë bashkëpunim, njëjtë si artistët serbë, të cilët mendojnë se arti nuk ka kufij. Regjia: Miki Manojlovic ROMEO – Alban Ukaj XHULIA – Milica Janevski/Jovana Gavrilovic ESKALO – Mensur Safçiu PARIS – Nikola Rakocevic MONTEKI – Armend Ismajli KAPULETI – Nebojsa Glogovac MERKUCIO – Goran Jevtic BENVOLIO – Armend Baloku TIBALT – Faris Berisha LORENCO – Uliks Fehmiu Zonja MONTEKI – Edona Reshitaj Zonja KAPULET – Natasa Tapuskovic DADOJA E XHULIAS – Anita Macic NARRATORE – Arta Selimi Kronikë e gazetares Dafina Smajli. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 2 days
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 3 days