Romë: Qindra zogj të pajetë në rrugë pas fishekzjarrëve të Vitit të Ri NULL NULL 02.01.2021 17:16 02.01.2021 17:16 Qindra zogj kanë ngordhur pasi shumë njerëz hodhën fishekzjarrë në kryeqytetin italian mbrëmjen e ndërrimit të viteve. Pamjet nga rrugët e Romës, tregonin dhjetëra e dhjetëra zogj, kryesisht harabelë, të pajetë në tokë. Shkaku i ngordhjes së tyre nuk është i qartë por organizata ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve tha se dukej se e gjithë kjo kishte të bënte me përdorimin masiv të fishekzjarrëve në natën e ndërrimit të viteve. Sipas ekspertëve, ka gjasa që zogjtë të kenë ngordhur edhe nga frika e zhurmës së jashtëzakonshme të fishekzjarrëve. Harabelët mund të jenë ngritur në fluturim kaotik, të jenë përplasur me njëri-tjetrin apo me dritaret apo linjat e energjisë elektrike. Madje ekspertët thonë se zogjtë mund të ngordhin edhe nga ataket kardiake. Spektaklet e fishekzjarrëve çdo vit shkaktojnë probleme dhe lëndime përveçse tek njerëzit edhe tek kafshët dhe numri i pazakontë i zogjve të ngordhur në Romë, vjen pavarësisht masës së ndalimit të fishekzjarrëve atje nga autoritetet, që në një masë të madhe është injoruar./TCH #Rome #Italy: #NewYearsEve2021 the terrible consequence of #fireworks 😔😭 dead #birds. Urge a ban 😡 pic.twitter.com/XPlgHXCsEH — OIPA International (@OIPAInternation) January 1, 2021