Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rombetrik shkatërron gjithçka

NULL NULL
06.05.2015 09:22
Malware që enkripton Master Boot Record, fajlla, follderë, gjithçka.

Malueri Rombertik ësthë duke krijuar panikë, përveç te shfrytëzuesit edhe tek eksperetët e sigurisë. Kjo pasi ai është i dizajnuar për të ndërhyrë në çdo tekst i cili shkruhet brenda shfletuesit, përhapet përmes spam-it dhe mesazheve “phishing”.

Malueri sapo hyn në sistemin Windows verifikon nëse është zbuluar. Kjo është sjellje e zakontë për virusë, por të veçantë e bën fakti se nëse ai e kupton që është zbuluar, e shkatërron kompjuterin.

Shënjestra e tij në Windows është sektori MBR(Master Boot Record), i cili është edhe i pari që verifikon shartimin e OS. Por, nëse qasja në këtë regjistër i pamundësohet, Rombetrik enkripton të gjithë fajllat e follderët me çelës RC4.

Kur kjo ndodhë, kompjuteri mundohet që megjithatë të startojë OS duke çuar kështu në ekran të zi, i njohur si BOD(Black Screen of Death), ku shfaqet mesazhi “Carbon Crack Attempt, failed.”

Rombetrik përpiqet t’i shmanget izolimit, ndryshe i njohur si “Sandbox”, shkruan të dhëna në bit memorje me miliona herë. Kjo do të thoshte që sistemi analizues, pra logaritmi do i nevojshëm për të do të ishte me madhësi mbi 100GB.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.