Romakët nuk janë dorëzuar ende, sonte duan vetëm 3 pikë ndaj Dinamo Kievit NULL NULL 24.10.2024 15:13 24.10.2024 15:13 Athletic Bilbaon nuk e mposhtën dot në stadiumin “Olimpico” të kryeqendrës italiane, pasi baskët e neutralizuan epërsinë e vendasëve, vetëm 5 minuta para se të mbyllej krejt takimi, për rezultatin përfundimtar 1-1. Edhe më keq shkoi xhiro e dytë në Evropa Ligë, pasi Roma pësoi humbje në Suedi nga skuadra e vëllezërve Zeneli, Elfsborg, raporton Klankosova.tv. Por për ish-kampionin e Konferencës së Evropës, sonte mund të nis rikthimi te rezultatet pozitive në EL. Në stadiumin e tyre, kryeqytetasit italianë presin homologët nga Ukraina, Dinamo Kiev. Ky super duel transmetohet me fillim në orën 18:45, direkt në Sport 2 të platformës gjigante, Art Motion.