Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Roma, kampion në një garë evropiane pas 32 vjetësh (VIDEO)

NULL NULL
25.05.2022 21:04

Roma ka arritur që ta mposhtë Feyenoordin në finalen e “UEFA Conference League” me rezultat 1-0.

Feyenoord arriti që të krijojë shanse të mira për shënim, por skuadra e Jose Mourinhos arriti që ta mbrojë rezultatin e krijuar në minutën e 32-të të takimit.

Kujtojmë se tashmë Roma është kualifikuar direkt për në Europa League.


90′ Feyenoord po vazhdon ta mbajë dominimin e ndeshjes, por nuk është duke arritur që ta tund rrejtën romake, teksa kanë mbetur edhe 5 minuta deri në fund të takimit.

80′ Roma po vazhdon të mbrohet përkundër sulmeve që po vazhdon t’i bëjë Feyenoord presione të mëdha për ta barazuar rezultatin.

70′ Kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fund të takimit, ku Roma po vazhdon ta mbrojë rezultatin e krijuar që nga minuta e 32-të e takimit.

60′ Kanë kaluar një orë lojë në “Air Albania Stadium”, ku Roma po vazhdon të udhëheq me rezultatin 1-0, falë golit të Zaniolos në minutën e 32-të, ndërsa më të nisur pjesa e dytë holandezët u treguan mjaftë të rrezikshëm ku në një moment edhe e goditën shtyllën.

49′ Feyenoord e ka nisur furishëm pjesën e dytë ku për katër minuta pati dy raste të jashtëzakonshme shënimi, duke e goditur shtyllën herën e parë dhe herën e dytë ishte Patricio ai që e ndali një goditje të fuqishme.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në mes Romës dhe Feyenoord në finalën e Uefa Conference League që po luhët në “Air Albania Stadium” në Tiranë e po transmetohet LIVE KLAN KOSOVA dhe ART MOTION.

45′ Është mbyllur pjesa e parë në “Air Albania Stadium” me epërsi minimale të Romës falë golit të Zaniolos në minutën e 32-të të takimit. Kujtojmë se në minutën e 15-të, Mourinho u detyrua ta nxjerrë nga loja Mkhitaryan pasi i njëjti pësoi lëndim.

32′ Roma ka kaluar në epërsi pas gjysmë ore lojë me naë të Zaniolos i cili pas një aksioni fantastik arriti ta konkretizojë rastin në gol.

 

15′ Lojtari i Romës, Henrikh Mkhitaryan, është lënduar në minutën e 15-të dhe u detyrua ta lëshojë fushën. Padyshim që ky është një lajm i keq për Mourinhon i cili u detyrua ta zëvendësojë atë me Sergion.

10′ Kanë kaluar 10 minuta lojë në “Air Albania Stadium” në Tiranë, ku shifrat janë të pandryshueshme mes Romës dhe Feyenoord, ku romakët deri në këto minuta po e kanë iniciativën në fushë, por pa sukses.

1′ Ka nisur finalja e parë e garës Uefa Conference League e cila po luhet në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord dhe që po transmetohet LIVE KLAN KOSOVA dhe ART MOTION.

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.