Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Roma: Florenzi është në shitje

NULL NULL
30.07.2021 11:59

Sipas raporteve të shumta në Itali, Alessandro Florenzi nuk do të bashkohet në para sezonën e Romës në Portugali pasi Giallorossët kanë vendosur ta shesin atë.

Florenzi do të kthehet në Romë të hënën për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore para fillimit të sezonit.

Mbrojtësi italian ishte pjesë e ekipit që fitoi EURO2020, kështu që ai është akoma me pushime, raporton Football Italia, transmeton Klankosova.tv.

Sidoqoftë, ai nuk do të largohet për në Portugali pas kthimit të tij në Trigoria pasi Roma ka vendosur ta shesë.

Skuadra e José Mourinho po stërvitet në vendin e lindjes së Special One për pjesën e dytë të para-sezonit, por vetëm Bryan Cristante do të bashkohet me ekipin, ndërsa Florenzi jo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.