“Roja e Kohës” bën thirrje për protestë: Bllokimi i Kuvendit po dëmton vendin (VIDEO) NULL NULL 18.06.2025 09:32 18.06.2025 09:32 Shoqata “Roja e Kohës” ka protestuar dje me pankarta të shumta para Kuvendit të Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë për moskonstituimin e Kuvendit, tashmë pas 33 tentativave të dështuara. Shaip Tërnava, përfaqësues i shoqatës, tha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, se arsyeja kryesore që i ka shtyrë në protestë është bllokimi institucional, i cili, sipas tij, po ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit. Tërnava tutje, bëri thirrje që qytetarët t’i bashkohen protestës në ditët në vijim./Klankosova.tv. Ndiqni intervistën e plotë, në videon vijuese: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.