Rohde: Qëllimi i KFOR-it u përmbush, forcat e Millosheviqit ikën dhe vendi shpalli pavarësinë NULL NULL 12.06.2025 09:29 12.06.2025 09:29 Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë. Foto: Ambasada Gjermane / Fb 26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR-i. Për këtë qëllim, vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit. Me këtë rast, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”. “Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, tha Rohde. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë