Rohde prezent në ceremoninë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it NULL NULL 01.07.2025 18:29 01.07.2025 18:29 Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë në ceremominë e ndërrimit të komandës gjermane të KFOR-it. Ambasada Gjermane në Prishtinë përmes njoftimit të Facebook tha se Koloneli Reichstein zyrtarisht ia dorëzoi përgjegjësinë pasardhësit të tij, Kolonel Mullerit, përcjell Klankosova.tv. “Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Kolonelin Reichstein për shërbimin e tij të përkushtuar, udhëheqjen e qëndrueshme dhe angazhimin për paqe dhe stabilitet në Kosovë. I urojmë Kolonel Mullerit të gjitha të mirat ndërsa merr këtë rol të rëndësishëm”, thuhet tutje në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.