Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës (VIDEO) NULL NULL 22.05.2025 07:55 22.05.2025 07:55 Mbrëmë në emisionin Rubikon në Klan Kosova, mysafirë ishin ambasadori i Gjermanisë Jorn Rohde dhe ai i Frances Olivier Guerot, me të cilët u diskutuan shumë tema me rëndësi, nga politika por edhe fusha të tjera. E një nga temat që u prek, ishte edhe liria e medias. Rohde shprehu brengosjen e tij lidhur me indeksin e Lirisë së Mediave që u publikua para pak ditësh, ku Kosova pësoi rënie për 24 pozita. Ai po ashtu pati kritika edhe për qeverinë lidhur me qasjen me mediat. “Nëse e shohim raportin, rregulloni këto sfida dhe më pas do të lëvizni përpara dhe “mos e vrisni lajmëtarin”, deklaroi diplomati gjerman në Klan Kosova.