Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin dhe marrëveshjet në pritje NULL NULL 07.07.2025 19:36 07.07.2025 19:36 Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i ka shkuar sot në zyre për takim kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit. Gjatë takimit, ambasadori Rohde u interesua për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim, transmeton klankosova.tv. Ndër tjera në takim sipas njoftimit, kryeministri në detyrë ka folur me ambasadorin gjerman, edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës që u regjistrua gjatë fundjavës që shkoi. Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025