22:14, 2 Korrik 2020

Në edicionin e sotëm në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shfaq dokumentari i realizuar nga UNMIK, i titulluar “Nuk jam prona yte’, i cili trajton dhunën ndaj grave dhe të drejtat e grave në trashëgiminë e pronës.

Dokumentari u pasua nga një diskutim në panel, ku u fol për lidhjen mes dhunës ndaj grave dhe ndikimin e Covid 19 në rritjen e rasteve të  dhunës. Igballe Rugova, drejtoreshë ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, tha se dhuna në familje nga institucionet duhet të trajtohet si krim, dhe se në parandalimin e dhunës në familje një rol të rëndësishëm kanë edhe vetë qytetarët, posaçërisht fqinjët.

“Janë shumë arsye pse (rritja e rasteve të dhunës) ka ndodhur në kohë të pandemisë. Natyrisht i dimë edhe traumat e izolimit që kanë ndikuar, por dhuna nuk arsyetohet. Dhuna me kodin penal konsiderohet krim, edhe dhuna në familje duhet të konsiderohet si krim, prandaj të gjithë dhunuesit duhet të quhen kriminel dhe kriminelët duhet të dënohen. Unë mendoj se ka qenë një periudhë jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe para pandemisë kur dhunuesit, e që unë tash me kodin penal i quaj kriminelët, nuk janë dënuar dhe në anën tjetër, kemi gra të cilat në mungesë të mbështetjes tek institucionet tona kanë vendosë me e marrë vetë ligjin në dorë dhe e kanë vra burrin në vetëmbrojtje. Çka ndodhë me to? Ato dënohen me nga 25 deri në 28 vite burg, derisa dhunuesi nuk shkon më shumë se 12 vite burg, sepse quhet ende çështje private edhe pse nuk është çështje private.”

“Nëse qytetarët nuk angazhohen, ne por as institucionet nuk mund të luftojmë vetëm. Duhet që qytetarët ta shohin, fqinjët ta shohin se nuk është kjo çështje private më, është çështje publike dhe angazhimi i tyre i ndihmon të gjitha gratë, vajzat dhe fëmijët ku ndodhë dhuna. Tek ne ngurojnë ta lajmërojnë dhunën me arsyetimin ‘jo se e kam kojshi”. Institucionet duhet ta marrin si krim, jo të thonë kemi një rast të dhunës në familje por kemi një rast të një krimi, sepse edhe me kodin penal është krim. “

Tutje Rogova tha se një problem tjetër është largimi i viktimave nga shtëpia, derisa dhunuesit zakonisht lirohen nga pas 72 orësh ndalesë.

“Ajo që duhet të ndodhë është që sipas ligjit, dhunuesi duhet të largohet nga shtëpia, gratë dhe fëmijët duhet të rrinë në shtëpi, dhunuesi duhet të largohet. Tek ne dhunuesi merret për 72 orë dhe pastaj lirohet. Ai duhet të vijoj një program paraburgimi, sepse ai duhet të dënohet. Nëse dhuna në familje është krim ai duhet të dënohet, jo të lirohet pas 72 orëve.”

Rogova i kërkoi ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, që koordinatori nacional të mos jetë zëvendësministër i drejtësisë, teksa theksoi neglizhencën që u bëhet rasteve të dhunës nga vetë gjykatat.

“Sipas ligjit, koordinatori nacional duhet të jetë zëvendësministër i drejtësisë. Unë dhe shumë avokuese jemi shumë kundër kësaj, e para sepse në Kosovë qeveritë ndërrohen çdo 100 ditë dhe nuk ka mundësi që t’i jap hapësirë koordinatorit nacional që të veprojë dhe e dyta nuk guxon që të jetë post politik, por një post ku mundet të veprojë, që t’i ulë të gjithë akterët dhe të diskutoj.

Kemi pasur edhe raste të dhunimeve të vajzave tona dhe në gjykata nuk trajtohen. Ato për shembull, nuk trajtohen si rast serioze por vajzat pyeten se çka kanë pasur të veshur. Kjo pyetje nuk bënë të bëhet nga gjyqtari. Gjyqtari e ka për detyrë që ta dënojë krimin, gjithmonë shikohet gruaja sikur e ka nxitur krimin” tha Rogova.

Rogova: Gjykatësit i pyesin viktimat e dhunës seksuale se çka kanë pasur të veshur kur janë sulmuar

Rogova: Gjykatësit i pyesin viktimat e dhunës seksuale se çka kanë pasur të veshur kur janë sulmuar

Publiée par Klan Kosova sur Jeudi 2 juillet 2020

Konkurs Pune

Lexo më shumë