Roger Federer tërhiqet nga “French Open” NULL NULL nga Shpend Spahija 06.06.2021 17:27 nga Shpend Spahija 06.06.2021 17:27 Teniseri nga Zvicra, Roger Federer, është tërhequr nga gara “French Open”. Largimi i tij ka ardhur një ditë pas fitores në 1/16-tën e finales kundër Dominik Koepfer, 1-3 në sete, njofton Klankosova.tv. “Pas një diskutimi me ekipin tim, kam marrë vendim që duhet të tërheqem nga Roland-Garros sot. Pas dy operacioneve në gju dhe pas një viti të rikuperimit, është me rëndësi që ta dëgjoj trupin tim dhe të sigurohem që të mos e shtyej vetën shumë gjatë rrugës së rikuperimit”. “Jam i entuziazmuar që zhvillova tri takime. Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa kthimi në fushën e lojës”, ka thënë Roger Federer. Largimin e tij e ka konfirmuar edhe Drejtori i “French Open”, Guy Forget, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.