Rockets rrëmben derbin (VIDEO) NULL NULL 07.03.2018 09:14 07.03.2018 09:14 Houston Rockets ka fituar derbin si mysafir i Oklahoma City Thunder duke e mposhtur 112-122. Pavarësisht se më së shumti në pikë në këtë ndeshje shënoi MVP-ja aktual, Russell Westbrook, gjithsej 32 pikë, ishte dyshifrori i dyfishtë i James Hardenit (23 pikë, 11 asistime) që doli të jetë më kontribuues. Ndërsa Chris Paul shënoi më së shumti pikë te Rockets, gjithsej 25.