Robertson: Regjimi i Millosheviqit u përpoq të bënte spastrim etnik në Kosovë NULL NULL 11.06.2024 10:44 11.06.2024 10:44 Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson. Foto: Arkiv Në Prishtinë sot po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor ku po marrin pjesë shumë personalitete të njohura në mesin e tyre edhe ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson. Ai në fjalimin e tij, kujtoi momentet para 25 vjetësh kur Kosova po bënte luftën bashkë me aleatët e saj për t’u çliruar nga okupatori serb, nga regjimi i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, transmeton klankosova.tv. “Ishim të detyruar ndërmerrnim sërish veprime ndaj forcave paraushtarake të Sllobodan Millosheviqit, që u përpoqën të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Kur unë isha ministër i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, bëra të qartë se forcat e Millosheviqit duhet të largoheshin dhe refugjatët të ktheheshin. Dhe së bashku me NATO-n ia arritëm këtë pas 78 ditësh të bombardimeve”, tha ai. Po ashtu Robertson përmendi edhe konfliktet e tjera në ish-jugosllavi, specifikisht Bosnjë dhe Hercegovinë. Ky samit po mbahet në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 6 orë më parë
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 12 orë më parë