Roberto dhe Amarildo Bakaj janë gati për meçet e radhës (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 04.04.2023 19:30 nga Endrit Zogaj 04.04.2023 19:30 Me plis në kokë e me flamur kombëtar u drejtua drejt ringut herën e fundit. Aq i motivuar ishte, saqë Roberto Bakaj në raudin e parë e hodhi në tokë boksierin serb, Jovan Sdelar, pasi ky i fundit nuk i përballoj dot goditjeve që morri. E pas gati pesë mujash “Luani shqiptar” do të ngjitet përsëri në ring, me një kundërshtar goxha me nam që ka 29 ndeshje e po aq fitore. Megjithatë ai për Minuta e Fundit tha se do të bëjë githçka vetëm për të triumfuar në atë mbrëmje boksi. Në të njejtën mbrëmje nuk do të luftoj vetëm Roberto, por edhe vëllau i tij Amarildo Bakaj. Edhe ky i fundit ka mentalitet fituesi. Madje, ai tha se prezenca e vëllait do ta motivoj edhe më shumë në sfidën kundër Jacobs. Meçet e dy vëllëzërve Roberto dhe Amarildo Bakaj do të zhvillohen në Bochum të Gjermanisë me 30 Prill.