Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Robert De Niro: “Jo shqiptar, ndihem serb”

NULL NULL
28.12.2015 21:00

Shumë fansa të filmit në Shqipëri e ndiqnin me më shumë vëmendje Robert De Niron pas deklaratave të tija se ai kishte origjinë Italo- Shqipëtare. Por po ti besosh një bisede për median britanike, të përcjellë nga Sputnik, ai ka deklaruar se ndjehet si serb. Ai ka thënë se padrejtësia më e madhe u është bërë serbëve nga ana e Evropës, por edhe e tërë botës, kur është vendosur që në vitin 1999 të bombardohet “ky vend i vogël”.

Por ai nuk e ka të qartë se për çfarë arsye ekzistojnë përleshjet ndërmjet serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve, pasi që bëhet fjalë për gati të njëjtin popull, e që historia i ka ndarë.

Ai ka thënë se dëshiron ta vizitojë Serbinë dhe se i pëlqen Beogradi, në të cilin ka qëndruar kohë më parë.

De Niro ka shtuar se dashuron të xhiroj film historik për Serbinë në Serbi. Sipas tij, personalitetet që dëshiron t’i luaj janë Drazha Mihailoviq dhe Sllobodan Millosheviq, i cili sipas tij është personalitet tragjik i kalibrit të Shekspirit./lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.