Rizvanolli: Kemi sfida, siguria e furnizimit varet nga termocentralet 62 e 42-vjeçare NULL NULL 23.06.2025 16:57 23.06.2025 16:57 Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka thënë se përballen me sfida në sektorin energjetik. Ajo tha se siguria e furnizimit varët nga termocentralet 62 e 42-vjeçare, sepse sipas saj, nuk janë bërë kurrë rehablitimet e tyre, përcjell Klankosova.tv. “Kemi sfida në sektorin energjetik sepse siguria jonë e furnizimit varet nga termocentralet 62 e 42 vjeçare sepse nuk janë bërë kurrë rehablitimet e tyre. Një nga arsyet se pse që nga prilli nuk i kemi në funksion të gjitha blloqet është se për herë të parë në Termocentralin Kosova B po i modernizojmë turbinate dhe rrjeshimisht Blloku B2 është jashtë funksionit për këto operime për gati gjashtë muaj”. “Kjo është një sakrificë e përkohshme por e domosdoshme dhe duhet ta bëjmë tash sepse nuk e kanë bërë kur cmimet e importit kanë qenë më të lira”, është shprehur ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 7 orë më parë