Rizvanolli: KEK-u ka qenë dhe mbetet ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës NULL NULL 21.09.2024 14:04 21.09.2024 14:04 Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të vendit. Ajo po ashtu shton se ‘do të sigurohemi që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar’, transmeton Klankosova.tv. “KEK-u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës, dhe përmes ekspozitës “A, POWER PLANT” e kuruar nga Gazmend Ejupi, e realizuar me përkrahje të GIZ Kosovo në kuadër të #KSDW-së e skulpturave të konceptit “vizatime në ajër” nga Burim Berisha, refelektuam mbi rolin historik të KEK-ut jo vetëm në sektorin tonë të energjisë por në zhvillimin e ekonomisë e të shtetit tonë”, shkroi Rizvanolli në facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.