Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rizvanolli: KEK po përpiqet të fusë në operim edhe bllokun e tretë të Kosovës A

NULL NULL
13.12.2021 13:45

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Korporata Energjetike e Kosovës është duke bërë përpjekje që të fusë në operim bllokun e tretë të “Kosova A”.

Sipas saj kjo do të ndihmonte rreth 120 megawatt në kohën e krizës energjetike, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërsa Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, si dhe ZRRE-ja janë duke e marrë me prioritet licencimin e kapaciteteve që tanimë janë ndërtuar të impiantit të erës në Selac, i cili do të shtojë edhe 60 megavat të licencuar kapacitet, i cili gjithashtu do të duhej që gjatë sezonin të dimrit të na ndihmojë situatën”, tha ajo në fjalën e saj, sot gjatë seancës së Kuvendit.

Rizvanolli i ka replikuar deputetit të AAK-së, Ramush Haradinajt, në lidhje me çështjen e gazit dhe tha se lidhja e gazit nuk ka ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Mendoj që pyetja si do ta kalojmë dimrin është shumë valide, por lidhja që po e bëni me ContourGlobal ose me gazin jo kaq e saktë, por për këtë do të flas më vonë. Kriza me të cilën po përballet bota dhe rajoni është gjendje e jashtëzakonshme dhe është shkaktuar, në radhë të parë prej çmimeve të gazit. Prandaj edhe njëherë po dua me qartësu që me përdorë këtë argument dhe për të thënë pse nuk keni ndërtu infrastrukturë të gazit është absolutisht e pakuptimtë.”

E para e dikasterit të Ekonomisë foli edhe për “Kosovën e Re” dhe tha se është projekt i dështuar dhe për të cilin, sipas saj, nuk ka ekspert lokal ose ndërkombëtarë që thotë se ka qenë projekt i mirë.

“Përveç modelit të dështuar, përveç çmimit ka qenë kapacitet shumë i lartë, jo fleksibil ,i cili nuk është i përshtatshëm për sistemin tonë energjetik. Arsyeja pse është tërheqë Banka Botërore nuk ka qenë pse ka qenë  kapacitet me thëngjill por kanë qenë ndërhyrjet politike në projekt në momente të fundit.”

lajme të ngjashme